“Ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë për fluturimet”

Partia Demokratike ka vijuar të akuzojë Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, se në kundërshtim me ligjin ka abuzuar me pushtetin duke përdorur fondet publike për aktivitete partiake.

Ish-deputeti i kësaj force, Xhemal Gjunkshi nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia blu ka deklaruar se ministrja Xhaçka vetëm brenda dy muajve të fundit ka përdorur 22 herë helikopterin ushtarak për qëllime të fushatës elektorale.

Ai ka publikuar edhe listën me datat dhe oraret e fluturimit nga Tirana drejt Dibrës dhe anasjelltas, ndërsa ka theksuar se kjo i ka kushtuar buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë rreth 100 milionë lekë.

Tv Klan