Rrëfimet e Xhisiela Malokut dhënë për mediat sipas Partisë Demokratike janë pjesë e skenarit të kryeministrit Edi Rama për të shfajësuar përdhunuesit dhe torturuesit në pushtet. Për opozitën 25-vjeçarja e dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja është marrë peng nga bandat e qeverisë.

“Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfajësuar kë?  Duke shfajësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet. Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë”.

Tv Klan