PD publikon kartelën e dënimit të Valdrin Pjetrit

Posta

PD publikon kartelën e dënimit të Valdrin Pjetrit

12:19 13/08/2019

Bardhi: Rama u njoftua në të njëjtën kohë me PD

Partia Demokratike publikoi disa dokumente të marra nga Kuestura e Firences që sipas saj faktojnë dënimin për trafik droge në Itali të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Sipas selisë blu, ndalimi i Pjetri është bërë më 27 Janar 2003 kur ai ishte 21 vjeç, ku bashkë me të u ndalua edhe shtetasi  Altin Doda.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”.

Bardhi solli në vëmendje një deklaratë të Kryeministri Rama në mbrojtje të Valdrin Pjetrit, ndonëse sipas sekretarit demokrat, kreu i qeverisë e ka ditur që Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar.

“Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kriminale si trafikant droge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 Korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër. Edi Rama heshti dhe urdhëroi Valdrin Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia”.

Nisur nga të dokumentet e Kuesturës së Firencës, demokratët thonë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit, ndaj i kërkojnë prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës për falsifikim të formularit të Dekriminalizimit në të paktën katër raste.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi