“Kryeministri po kontrollon universitetet, në rrezik autonomia”

Partia Demokratike i cilëson antikushtetuese zgjedhjet e 30 Korrikut në universitete.

Sipas selisë blu, qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve për të emëruar në krye të rektoratit të Tiranës ish-gjyqtarin me pasuri të pajustifikuar, Artan Hoxha.

Kjo situatë thonë demokratët është krijuar me vetëdije nga Kryeministri Rama dhe Ministria Shahini për të kapur dhe kontrolluar universitetet, duke rrënuar autonominë e arsimit të lartë.

Partia Demokratike kërkon shtyrjen e procesit dhe hapjen e garës nga e para për të garantuar një proces të lirë e të ndershëm.

Tv Klan