Helidon Bushati në krye të fushatës në Shkodër

Partia Demokratike ka nisur zyrtarizimin e emrave të drejtuesve politikë të qarqeve që do të merren me organizimin dhe funksionimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ish-deputeti Helidon Bushati, do të drejtojë fushatën e demokratëve për qarkun e Shkodrës. Ai u prezantua në mbledhjen e kryesisë së kësaj dege të PD-së nga sekretari I përgjithshëm i demokratëve, Gazmend Bardhi.

Për Bushatin objektivi është i  qartë, fitorja e 7 mandateve në këtë qark.

Pas Shkodrës radhën e prezantimit të drejtuesve politikë e kanë Fieri dhe Vlora. Burime nga Partia demokratike bëjnë me dije  se ish-deputeti Enkelejd Alibeaj do të drejtojë qarkun e Fierit dhe ish-kreu I KLSH-së, Bujar Leskajt qarkun e Vlorës.

Tv Klan