Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit i është bashkuar aleancës opozitare të drejtuar nga Partia Demokratike. Idrizi dhe kreu i PD Lulzim Basha u takuan mëngjesin e sotëm për të diskutuar pikat e fundit të marrëveshjes së koalicionit.

I pranishëm në takimin mes Bashës e Idrizit, ishte edhe ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSB, Riccardo Migliori.

Gjatë një deklarate për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se fronti i opozitës së bashkuar po zgjerohet në interes të qytetarëve.

“Dua t’i uroj mirëseardhjen PDIU në frontin e opozitës së bashkuar. Opozita është në frontin më të gjerë dhe më e fortë me bashkimin e të gjithë faktorëve politikë të vendit pas konkludimit me sukses me PDIU për të shërbyer në interesin e qytetarëve në këtë moment kritik për shqiptarët”

, tha Lulzim Basha.

Kreu i demokratëve theksoi gjithashtu se Partia Demokratike është angazhuar për të drejtat e çamëve, kauzë kjo e PDIU-së.

Nga ana tjetër, Shpëtim Idrizi duke folur për bashkimin e PDIU në koalicionin opozitar, shpjegoi se

“përballë një qeverisje arrogante, kemi nevojë për një opozitë të fortë”. 

/

tvklan.al