Në takimin me mbështetës dhe simpatizantë të qytetit të Vlorës, kreu demokristain Nard Ndoka ka sqaruar rolin që do të ketë Partia Demokristiane në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Sipas tij rreshtimi  përkrah partive dhe grupimeve të koalicionit “Poli i Lirisë” do të jetë një garanci për mirëqeverisjen e vendit.

Nard Ndoka: “Sot jemi e vetmja parti politike që përfaqësojmë shtresën e ish-të persekutuarve politikë, përfaqësojmë pronarët e Shqipërisë, përfaqësojmë shtresa dhe shoqata të ndryshme të cilat janë të braktisura nga politika shqiptare për këto 18 vite.”

Ndoka tha, se alternativa që ofron e majta nuk përkon me aspiratat e vendit për integrim në familjen evropiane, pas sipas tij opozita ka ende lidhje të forta me të shkuarën.

Nard Ndoka: “Ne jemi sot përballë një opozite të padeformuar, ne jemi përballë një opozite që akoma në drejtim ka ish-ministrat e diktaturës.”

Në këtë takim ku PDK çeli fushatën elektorale kryetari Ndoka prezantoi dhe 12 kandidaturat për deputetë për Qarkun e Vlorës./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro