Në mbledhjen e sotme demokristianët vendosën që ta lenë elektoratin e tyre të lirë për të vendosur nësë ia vlen apo jo që të votohet Kushtetuta. Sipas kryetarit të partisë Zef Bushati vërejtjet për dokumentin themeltar do të bëhen publike gjatë kësaj periudhe ku po zhvillohen takimet me elektoratin në të gjithë vendin. Bushati nenin 16 e quajti të papranueshëm i cili përjashton partitë e opozitës nga komisionet qëndrore të votimeve duke pranuar ndër to vetëm Partinë Demokratike, por Partia Demokristiane do të monitorojë procesin në rrethe.

Pamje Partia Demokristiane kryetari Zef Bushati konferencë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti