PE

Parlamenti Europian diskuton sot projektrezolutat për Kosovën dhe Serbinë.

Përsa i përket rezolutës për Kosovën, në të u kërkohet 5 vendeve antare që nuk ia kanë njohur ende pavarësinë, t’a ndërmarrin një hap të tillë.

Në të mbështetet avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.

Në këto dokumente, Parlamenti Evropian ofron gjithashtu mbështetje për dialogun Prishtinë-Beograd.

Ndërsa autoriteteve në Kosovë dhe Serbi u kërkohet të lëvizin me vendosmëri drejt standardeve evropiane.

Të premten, një ditë pas debatit, deputetët do të votojnë për rezolutat e propozuara.

Ato janë hartuar në bazë të raporteve vjetore të raportuesve Ulrike Lunaçek dhe Jelko Kaçin.