Mbështetet heqja e unanimitetit, integrimi gradual, por kushtëzohen financimet

Parlamenti Evropian ka hartuar një draft rezolutë ku pranon kërkesën e kryeministrit Rama që rruga e negociatave  të shoqërohet me rritjen e asistencës financiare teknike, por eurodeputetët propozojnë që kjo të jetë e kushtëzuar, me fokus të veçantë në zbatimin dhe zbatimin e ligjeve të kapitujve 23, 24, 30 dhe 31 të negociatave.

“Duhet vendosur një rrugë të qartë në rritje drejt anëtarësimit në BE, duke përfshirë integrimin gradual në politikat e përbashkëta; kjo rrugë duhet të shoqërohet me rritje të asistencës financiare teknike dhe të kushtëzuar, me fokus të veçantë në zbatimin dhe zbatimin e ligjeve të kapitujve 23, 24, 30 dhe 31 të negociatave.”

Eurodeputetët kërkojnë ngritjen e një mekanizmi monitorues specifik efektiv për sundimin e ligjit dhe për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në kuadrin e procedurave të anëtarësimit.

“Kërkojme një mekanizëm të fuqishëm monitorues për reformat dhe progresin e bërë nga vendet kandidate; kërkojmë, në veçanti, ngritjen e një mekanizmi monitorues specifik dhe efektiv për mbrojtjen e vlerave themelore dhe interesave financiare të Bashkimit Evropian në kuadrin e procedurave të anëtarësimit.”

Eurodeputetët kanë përkrahur propozimin e kryediplomates gjermane Baerbock për të zëvendësuar unanimitetin me dispozita të votimit të shumicës së cilësuar.

Klan News