Parlamenti Europian miratoi sanksione ndaj Hungarisë, si ndëshkim për shkelje të parimeve demokratike.

448 eurodeputetë votuan “pro” aktivizimit të Nenit 7 të traktatit themelues të unionit kundër Hungarisë, kundrejt 197-ëve që votuan kundër dhe 48 abstenimeve.

Aktivizimi i Nenit 7 i hap rrugën aplikimit të një serie sanksionesh ndaj një vendi anëtar të unionit, deri në heqjen e të drejtës së votës në institucionet europiane.

Brukseli e ka kritikuar Kryeministrin hungarez Viktor Orban për shkeljen e traktateve europiane për refugjatët, shtypjen e fjalës së lirë, korrupsion, konflikte interesi e të tjera probleme.

Kjo është hera e parë, që Neni 7 aktivizohet nga Parlamenti Europian që prej themelimit të unionit.

Tv Klan