“Duhet dialog mes të gjithë aktorëve politikë”

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian i kërkon Shqipërisë të zbatojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në Korrik të këtij viti. Në një draft-rezolutë të hartuar nga raportuesja Izabel Santos, kërkohet angazhim i të gjithë aktorëve politikë të nxitin dialogun për të pasur shembuj si ai i 5 Qershorit.

“5. Inkurajon udhëheqësit politikë të krijojnë një klimë besimi duke kapërcyer mungesën e dialogut dhe shpreh shqetësimin e tij serioz për klimën politike të polarizuar dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak që vazhdojnë të pengojnë procesin demokratik;

6. Kujton përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike për të kaluar nga akuzat e ndërsjella, vendimet e njëanshme dhe bojkotet, duke u mbështetur në shembuj pozitivë të përpjekjeve për ndërtimin e konsensusit, të tilla si ato që çojnë në marrëveshjen e 5 qershorit 2020 mbi reformën zgjedhore”.

Komisioni nënvizon se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së.

” 8. Nënvizon rëndësinë e zbatimit të masave të reformës zgjedhore të kodifikuar në korrik 2020, të cilat janë në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE / ODIHR); mirëpret angazhimin për të zbatuar opinionin e ardhshëm të Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar në Tetor 2020″.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, por dhe liria e medias shihen si parësore.

“Shprehim shqetësim të madh për masat e propozuara në bazë të projektligjit për media dhe mirëpret angazhimin për të miratuar ndryshime vetëm nëse ato vlerësohen se janë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

Në opinionin e Komisionit të Venecias, të siguruar një ditë më parë nga Televizioni Klan, thuhet se autoritetet duhet të nisin pa humbur kohë zbatimi i Kodin Zgjedhor pa bërë ndryshime të tjera, sepse vendi është pak muaj përpara zgjedhjeve.

Tv Klan