Parlamenti Europian do të votojë të enjten rekomandimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Votimi do të konfirmojë mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së. Pas këtij hapi do Kosovës do t’i duhet edhe miratimi nga Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare. Raportuese do të jetë eurodeputetja Tanja Fajon.

Pas miratimit në parlamentin e Kosovës të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Komisioni Europian dha më 18 Korrik dha rekomandimin për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Tv Klan