Ervin Goci është një prej  51 pedagogëve të Universitetit të Tiranës që nënshkruan peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, Ai sqaron për Tv Klan se ky ligj ka probleme që në formulimin e tij e për rrjedhojë mbetet i pazbatueshëm.

Ervin Goci, pedagog në Departamentin e Gazetarisë: 

Ky ligj nuk është fare ligj, nuk është i shkruajtur si ligj, është më shumë një artificë, kërkon të respektojë një axhendë që nuk axhenda e universitetit. Njerëzit që janë përfshirë nuk kanë qenë njerëz të universitetit. E treta , ata që menaxhojnë nuk janë njerëz që zgjidhen nga universiteti.

Një ligj normal që nuk përcakton hierarkitë nuk mund të jetë ligj. Imagjino ta amendosh apo ta zbatosh.

Një ligj që nuk merr në konsideratë problemet që arsimi i kishte nuk bën tjetër veçse krijon probleme të reja. Ne kemi sot tarifa të larta, politizim të universitetit, burokratizim vertikal të universitetit, keqfinancim, universiteti është varfëruar, ky ligj nuk bën as transparencë, edhe për shkeljet që janë fare të hapura dhe nuk ka asnjë përgjigje.

Luan Murtaj pedagogu i Inxhinierisë së Ndërtimit është shprehur edhe publikisht në takimin me kryeministrin se ligji i arsimit ka rënë.  Arsyet sipas tij janë të shumta.

Luan Murtaj, pedagog në UPT

:

 

Ai ligj ka lindur i vdekur sepse sot që flasim nuk është akoma I zbatueshëm. Sikur sot të duam të bëjmë një ligj nëse e bëjmë me këta njerëz ose do bëjmë një ligj plagjiaturë të së parit ose një më të keq. Këtu problem nuk është se nuk funksionin Ligji  I Arsimit të lartë, këtu shkelet kodi penal nuk ka asnjë përgjegjësi, rektori është në të veten, ministrja në të veten, këtu nuk ka asnjë masë ndëshkimore.

Peticionit për shfuqizimin e ligjit I janë bashkuar 50 pedagogë të shkencave sociale, si dhe 51pedagogë në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Tv Klan