Në të gjithë vendin janë rreth 10 mijë pedagogë që do vaksinohen

Pedagogët do të vaksinohen me dozat e AstraZeneca, proces i cili do të shtrihet gradualisht në të gjitha universitetet e vendit.

Ministrja e Shëndetësisë,Manastirliu së bashku me kryeministrin Rama vizituan nga afër qendrën tek Universiteti Politeknik, ku u bë dhe një panoramë e vaksinimit të arsimtarëve

“Në tërësi janë vaksinuar mbi 12 mijë arsimtarë ose 30% e mësuesve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca”

Ministrja Manastirliu theksoi se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 90 mijë vaksina dhe me ardhjen e dozave të tjera pritet të zgjerohet harta e vaksinimeve

 “Në tërësi, kemi 90 mijë doza vaksine në total. Ndërkohë që presim që të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të Prillit. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të AstraZeneca, deri tani kemi një të dhënë për 60 mijë deri në 80 mijë vaksina të AstraZeneca. Dhe po konkludojmë negociatat që kemi hapur përsa i përket edhe fillimit të vaksinimit masiv.”

Pedagogët e Universitetit të Tiranës u shprehën për Klan News se e kanë mirëpritur nisjen e këtij procesi.

“Ne nuk është se bëjmë zgjedhjen, do ia lëjmë shëndetësisë të zgjedhin, jemi të kënaqur”

“Shumë mirë e kemi pritur”

Sipas burimeve të Ministrisë së Arsimit në të gjithë vendin janë rreth 10 mijë pedagogë në universitetet publike dhe private, të cilët brenda pak muajve do të marrin dozat e vaksinave antiCovid.

Klan News