E hëna e 21 Janarit do t’i gjejë në grevë pedagogët e Historisë dhe të Filologjisë. Vendimi unanim, që u mor këtë të premte në mbledhjen e asamblesë, jo vetëm mbështet kërkesat e studentëve, por kërkon nga qeveria anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Sipas pedagogëve, vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave cënojnë autonominë e Universiteteve

.

Edhe këtë të premte vijoi bojkoti i mësimit në Fakultetin Ekonomik, Politeknik, tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe Fakultetin e Shkencave Sociale. Ndërsa në Fakultetin Juridik studentët vijojnë të ndarë në dy grupime, atyre protestues dhe studenteve që presin të rinisin mësimin.

Tv Klan