Rektori i UT: Rritja e pagave 15 %, fryt i bashkëpunimit me qeverinë

Pas dy javësh protesta dhe bojkot të mësimit, Sindikata e Universiteteve paralajmëron grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje.

Sandër Kovaçi: Do ishte hapi më i padëshirueshëm që të përdorim variantin e fundit të reagimit, atë të grevës së urisë apo ngujimit për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet që ata ta kuptojnë vërtetë situatën e arsimit të lartë.

Kërkesat për rritje të pagave në sistemit arsimit universitar mbështeten edhe nga rekori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i cili thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë për plotësimin e tyre.

Artan Hoxha: Ne nuk jemi të kënaqur për këtë rritje, ne kemi pasur kërkesa më të larta për sa i përket Këshillit të Ministrave, por ne vazhdojmë të jemi në komunikim. Kemi një komunikim të vazhdueshëm, është rezultat i këtij bashkëpunimi edhe rritja e pagës.

Pedagogët kanë lajmëruar se ditën e hënë do mbahet protesta e tretë kombëtare në Tiranë.

Tv Klan