Mosrealizimi i kërkesave, më 22 Shkurt tubim pranë Korpusit Universitar

Pedagogët paralajmërojnë sërish protestë, nëse nuk realizohen të gjitha kërkesat veçanërisht rritja e pagës me 50%. Duke marrë shkas nga kjo, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ftoi pedagogët dhe stafin akademik në një protestë më 22 Shkurt te Korpusi Universitar në orën 12:00.

Sindikata e Pedagogëve më herët pati deklaruar se do ketë dhe bojkot të provimeve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ndërkohë lidhur me kërkesat e vazhdueshme të tyre, prej Tetorit qeveria miratoi rritje page me 15%, ku 7% është nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjeter nga universitetet. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Arsimit do të rritet financimi edhe për kërkimin shkencor.

Klan News