Paralajmërojnë bojkot të vitit akademik

Në ditën Botërore të Mësuesit, pedagogët kanë zgjedhur të protestojnë për të kërkuar rritje të pagave.

“Mësuesit po ikin, studentët po ikin, sepse nuk gjejnë kushtet optimale. Pa arsim dinjitoz kombi shuhet.”

“Jam një nga pedagoget e reja të Fakultetit të Ekonomisë me një pagesë 600 mijë lekë të vjetra në muaj, një doktorantë sot nuk arrin të jetojë një jetesë”

“Të flasim pak edhe për ata punonjës të administratës së universitetit, duke filluar nga sanitarja te punonjësit ndihmës laboratorik, ata që futen në laborator dhe punojnë në kushte “mizerable” nga 31 mijë lekë të reja”.

Gjatë protestës pedagogët u shprehën të pakënaqur me deklaratat e kryeministrit, i cili beri të ditur se rritja e pagave do jetë me 7%.

“Me lëmoshë nuk gënjehemi ne qëndrojmë në shifrën tonë 50% për dy vite, 30 sivjet dhe 20 vitin e ardhshëm, kjo është e panegocueshme sepse është minimale”.

Në një peticion dërguar qeverisë, pedagogët kërkojnë edhe rritjen e pagave për stafin akademik, rritje të financimit për kërkimet shkencor dhe rritje të shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë. Ata paralajmërojnë bojkot të vitit akademik nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje.

Tv Klan