Ajo ka një lidhje shumë të fortë me detin, madje edhe profesionin e saj e ka lidhur me të. Jerina Kolitari specialiste Peshkimi dhe Aquaculture, si dhe pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës është ndër të parat gra që ka dalë në ekspedita detare me anije kërkimore. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan për të treguar pasionin e saj për detin dhe eksplorimin e tij.

https://youtu.be/hS1U30wC5aA?t=4m34s

“Që në vitin 2001 unë jam specializuar për leximin e moshës së peshqve. Më parë mosha e peshqve llogaritej nga luspat, por ishte llogaritje jo e saktë. Në vitet 1995 filloi leximi përmes otolitëve që ndodhen në kokën e peshkut. Ato meren dhe shikohen në steriomikroskop dhe ruhen për vite me radhë dhe analizohen si kampionë për efekt statistikash. Për sardelen dhe açugen jetëgjatësia mund të shkojë deri në 8 vite, ndërsa blini është peshku më jetëgjatë dhe mund të jetojë deri në 100 vjet. Në Itali apo në vendet e Bashkimit Europian në periudhën e Gushtit bëhet një ndërprerje e konsumit të peshkut pasi është periudha e shtimit. Por kjo gjë në Shqipëri nuk bëhet”,

tha Kolitari.

/tvklan.al