Pedagogu: Macron i ka bërë një nder të jashtëzakonshëm Ramës

Posta

Pedagogu: Macron i ka bërë një nder të jashtëzakonshëm Ramës

23:10 22/10/2019

Po të mos ishte për Presidentin francez Emmanuel Macron, Maqedonia e Veriut do të kishte marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave, duke lënë kështu pas vendin tonë. I këtij mendimi është pedagogu Endri Shabani, sipas të cilit, me qëndrimin e tij Macron i ka bërë një të jashtëzakonshëm Kryeministrit Edi Rama.

Endri Shabani: I ka bërë një nder të jashtëzakonshëm Ramës, mua realisht më bën përshtypje sesi PS-ja del kundër Macron. Të mos ishte për Macron sot do të ishin hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe nuk do ishin hapur me Shqipërinë. Sepse Holanda ishte kundër, vuti veton, Danimarka ishte kundër, Spanja ishte kundër, pra normalisht ne sot nuk do na ishin hapur gjithsesi negociatat, por do të ishim edhe mbrapa Maqedonisë.

Blendi Fevziu: Pra në një farë mënyre vendimi i Macron shpëtoi fytyrën e qeverisjes.

Endri Shabani: Do të ishte edhe një dekurajim më i madh për popullin shqiptar. Unë nuk e kuptoj fare përse sulmojnë Macronin këta. Por çështja është a e meritojnë shqiptarët që të hapen negociatat? Po. A e meriton qeveria?

Alfred Peza: Ne nuk po sulmojmë Macron, por bëjmë analizën, sepse Macron kur i thotë Merkel, kur i thotë Kryeministri italian, Juncker dhe kur i thonë e gjithë bota, që ke bërë një gabim historik…

Endri Shabani: Po e ka bërë, absolutisht, por çështja është që ne nuk e kemi problemin tek Macron, sepse ne gjithsesi nuk do të na ishin hapur negociatat. Sepse problemi i parë që solli Macron ishin azilantët. Vendi i parë ku ne shkojmë në azil, është Franca, vendi i dytë është Britania. Tani çfarë ndodh, përse ikin njerëzit? Sepse nuk shohin shpresë këtu, sepse këtu i është marrë e ardhmja.

Blendi Fevziu: Që të jemi pak të qartë, ikje ka nga shumë vende, problemi është që shqiptarët kërkojnë azil politik. Sepse për të ikur ikin, kërkojnë punë edhe moldavët, shqiptarët e Maqedonisë, maqedonasit etj.

Endri Shabani: Dhe Macron këtë tha që si t’ia shpjegoj unë qytetarëve të mi, që Shqipëria ka bërë progres etj etj, kur qytetarët e saj janë këtu, kërkojnë azil. E di ti që në Shqipëri, raporti për azilkërkues është 6.6, për 1 mijë banorë. I Sirisë që është në luftë, është 4.4. Pra këta sikur luftë të kishin bërë këtu, më pak shqiptarë do të shkonin për të kërkuar azil. E para. E dyta: Për çfarë ankohet Spanja, për çfarë ankohet Holanda? Holanda ankohet për krimin e organizuar. Kush e ka përgjegjësinë? Kush i zgjedh ministrat? Kush e qeveris vendin?

Blendi Fevziu: Tani nëse krimi organizuar vepron në Holandë, ka dhe përgjegjësi Holanda që nuk i fut në burg. Ata ngrenë problem tjetër, që paratë e tyre investohen në Shqipëri dhe pastrohen këtu.

Endri Shabani: Shqetësimi i tyre është që krimi i organizuar gjen strehim në Shqipëri, pastron paratë këtu, shkon edhe njëherë prap atje. Besoj që duhet të jemi vendi i vetëm në botë që Ministri i Brendshëm akuzohet se ka qenë direkt i përfshirë me trafikun e drogës./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT