Pedagogu: Roli i Nexhmije Hoxhës u fuqizua pas atakut në zemër të Enverit

Pedagogu: Roli i Nexhmije Hoxhës u fuqizua pas atakut në zemër të Enverit

22:40 26/02/2020

Pedagogu Erald Kapri, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, thotë se roli i Nexhmije Hoxhës ka qenë i shënjuar në dy periudha të ndryshme.

Duke komentuar për ndarjen nga jeta të gruas së ish-diktatorit, Kapri ka thënë se roli i saj u fuqizua së tepërmi në 12 vitet e fundit të Enver Hoxhës, pikërisht në kohën kur ish-diktatori pësoi infarkt.

Pika kulmore e Nexhmijes, sipas pedagogut, ka qenë kur ajo caktoi pasardhësin e Enver Hoxhës, Ramiz Alinë.

Roli i saj ka qenë i ndryshëm në kohë, nuk ka qenë i njëjti gjatë gjithë regjimit. Në vitet e para ajo ka qenë mjaft aktive, një nga deputetet e para gra. Ishte nga ato aktivistet e para dhe dukej që mund të kishte një rol shumë më të madh. Mesa duket ka qenë vetë Hoxha i cili ia ka prerë hovin. Madje dhe në dokumentet e fundit që kanë dalë në vitet ’50, në një mbledhje byroje, Hoxha e kritikonte atë nga pikëpamja ideologjike dhe përmbajtësore. Pra, e nënvlerësonte shumë Nexhmijen. Dhe duket pastaj që ajo pati një rol në hije në periudhën e parë të regjimit. Mesa duket roli i saj u fuqizua së tepërmi pas atakut në zemër të Enver Hoxhës, pra po themi 12 vitet e fundit të Hoxhës, kur ai eliminoi kontaktet me njerëzit e tjerë dhe duket që këtu znj.Hoxha pati një ndikim të madh që arriti kulmin e vetë deri në caktimin e pasardhësit që ishte Ramiz Alia. Pra, unë mendoj që roli i saj ka qenë i ndryshëm në kohë të ndryshme”, u shpreh Erald Kapri. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi