Në një lidhje në Skype, për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte pediatria Lira Gjika. Ajo u shpreh se kjo situatë e krijuar si pasojë e virusit është mjaft e vështirë, sidomos për fëmijët. Fëmijët për moshën që kanë duan të dalin jashtë dhe të kryejnë aktivitet fizik dhe lojëra të ndryshme. Prandaj Gjika tregon se prindërit duhet të merren më aktivitet me fëmijët në shtëpi dhe jo vetëm ti lënë para mjeteve elektronike.

Lira Gjika: Është një situatë që është e veshtirë dhe ata që vuajnë më shumë janë fëmijët sepse janë të kufizuar. Kufizimi fizik i fëmijës është vërtet nuk po them gjymtues, por provokon sëmundje. Domethënë dikur një fëmijë që rrinte brenda, dihej është fëmijë që rri brenda thuhej sepse sëmurej shpesh dhe si të themi shëndet lig, Ne sot arritëm që fëmijët të dalin edhe kur janë sëmurë, të lëvizin, domethënë është bërë një punë e madhe, por tani po rikthehemi prape tek tradita e vjetër, kemi frikë kur dalim jashtë. Këto janë një gjë shumë e rëndë. Në moshën kur fëmija do të dalë jashtë, të marri dritën, rrezet e diellit, të luajë, ne i pengojmë. Natyrisht se këtu diskutohet jeta, por prandaj duhet patjetër në shtëpi prindërit të jenë më aktiv, jo ti lënë përpara mjeteve elektronike, por të merren kryesisht fizikisht./tvklan.al