Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë në një lidhje me Skype pediatre Lira Gjika. Ajo shpesh jep këshilla se si të sillen njerëzit me fëmijët, të jenë prindër më të mirë dhe të rrisin fëmijë të suksesshëm dhe me besim në vetvete. Janë prindërit, sipas Gjikës, të cilët modelojnë heshturazi fëmijën, njeriun e rritur të së ardhmes i cili nuk do të jetë peng i dyshimit dhe i pasigurisë.

Sot në studio është folur për një prej këshillave të fundit që Lira Gjika ka ndarë me publikun, në lidhje me reagimin që duhet të kemi kur fëmijës tonë i bëhen pyetje në lidhje me shkollën dhe ecurinë e tyre. 

Rudina Magjistari: Kur jemi në këtë situatë është prindi, fëmija dhe takojnë një të njohur rrugës. Ai fillon dhe pyet fëmijën që a je mirë me mësime, a je djalë i mbarë, vajzë e mbarë dhe prindi në pjesën më të madhe të rasteve kthehet nga fëmija dhe ushtron të njëjtin persion që ushtron edhe personi që sapo ka takuar, duke pritur që fëmija të përgjigjet. Ju thoni që kjo është një sjellje e gabuar e prindërve, çfarë duhet të bëjmë?

Lira Gjika: E vret sigurinë tek vetja, pra ndihet i braktisur nga prindërit dhe e dyta, i vret atë kënqësinë e të mësuarit. Fëmija ka kënaqësi të mësojë gjëra të reja, por për fat të keq me këto ndërhyrjet tona nuk i bëjmë shkollën të bukur që fëmija të shkojë me atë që do mësojë një gjë të re. Asnjëri nuk e pyet fëmijën se çfarë gjë të re mësove sot në shkollë dhe asnjëherë nuk i thonë fëmijës e shikon sa punë të bukur ke bërë, kur hyre në shkollë nuk dije asnjë gërmë dhe tani i di gjithë gërmat.

Rudina Magjistari: Pra edhe një herë kur kemi takuar një njeri-tjetër dhe vendos fëmijën para një presioni, ju sugjeroni që prindi në atë moment duhet të ndërhyjë, të mos e lejë fëmijën të kthejë përgjigje.

Lira Gjika: Ti vendosë dorën në sup dhe t’i thotë që fëmija im më nderon, është i zoti dhe mëson çdo ditë gjëra të reja. Duke i vënë dorën në sup i tregon që ai të mos ketë frikë, është me mamin, me babin, gjyshen apo gjyshin. Ne këto gjëra të buta, fine, kemi vështirë t’i bëjmë.

Rudina Magjistari: Çfarë pyetje duhet t’i drejtojë një i rritur një fëmije 6-vjeçar dhe çfarë pyetje duhet të përjashtojë?

Lira Gjika: E mira është që atë pyetjen pse të mos e përdorin kurrë më, e dyta ta pyesin fëmijën duke i treguar “unë kur kam qenë në shkollë kisha frikë, po ti ke frikë?”, etj. Ti tregojë kështu gjëra të vogla që janë shumë të rëndësishme që fëmija të thotë nuk më ndodhin vetëm mua këto gjëra por të gjithve. Ndërsa fjala e prindit për të është absolute, është gati sikur ta ka thënë Zoti, fëmija mendon që prindi di çdo gjë, është Zoti  në tokë për të, ai që e mbron, e mëson dhe që është me të çdo moment. /tvklan.al