Pedofili i fiksuar pas vajzave të vogla: Vetëm vdekja do më shërojë nga kjo dëshirë


Pedofili i fiksuar pas vajzave të vogla: Vetëm vdekja do më shërojë nga kjo dëshirë

13:58 11/09/2021

Një pedofil i dënuar është burgosur sërish pasi u shpreh se interesi i tij seksual për fëmijët nuk do largohet derisa të vdesë.

Alan Cherry, 64 vjeç, nga Rainhill, Merseyside, u është dënuar me tre vjet e dy muaj burg. Në gjykatë u tha se ai i dërgonte mesazhe seksuale dy vajzave rreth moshës 12 dhe 13 vjeç, raporton Liverpool Echo.

Ai tha: Unë kam një problem, nuk ka shërim për mua. E vetmja mënyrë për t’u shëruar është vdekja.

Cherry ka qenë dy herë më parë i dënuar për vepra seksuale dhe vitin e kaluar ishte burgosur për tetë muaj.

Ai u kap fillimisht duke bërë biseda seksuale me një oficer policie të fshehtë, i cili besonte se ishte një vajzë 13-vjeçare, në 2017.

Kur u bastis shtëpia e tij, u zbulua një mori imazhesh të pahijshme – përfshirë fëmijë të moshës tre vjeçare. Atij iu dha një urdhër trevjeçar i komunitetit, në mënyrë që të mund të merrte pjesë në një program trajtimi të dhunuesve seksualë, në vitin 2018.

Sidoqoftë, në Tetor 2019 ai ishte përsëri në internet, duke përdorur Kik Messenger për të dërguar fotografi të penisit të tij në një profil falso të një vajze të moshës 14 vjeç, krijuar nga gjuetarët pedofilë.

Cherry u burgos për tetë muaj dhe u godit me një Urdhër të ri pesëvjeçar për parandalimin e dëmit seksual (SHPO) në Mars 2020.e

Edhe pse është gjithë kohës në vëzhgim nga autortetet, ai vazhdon të jetë ende i fiksur me vajzat e vogla dhe hap adresa të rrema në internet për t’i njohur. /tvklan.al







Të ngjashme