Një pedofil i cili pranoi përdhunimin dhe rrëmbimin e një vajze 13-vjeçare në jug-perëndim të Londrës ka nevojë për një operacion plastik pasi u sulmua nga të burgosurit që në sekondat e para që u fut në burg.

Kadian Nelson, 27 vjeç, u deklarua fajtor për rrëmbim, përdhunim dhe kërcënim për vrasje, në Kingston Crown Court ditën e hënë.

Vetëm disa orë më vonë ai u dërgua në burgun Wandsworth në Londrën e Jugut, ku një tjetër i burgosur nisi ta rrahë duke i shkaktuar dëmtime serioze që vetëm një operacion plastik mund t’ja rregullojë.

Një burim për median e huaj “The Sun” është shprehur: Ishte një sulm brutal nga një i burgosur që kishte mbërritur me të njëjtin furgon. Të gjithë e dinin se çfarë kishte bërë, ishte qartë e shënjestruar.

Më 3 Nëntor të vitit të kaluar Nelson ndoqi një 13-vjeçare para se ta rrëmbente atë. Nelson kërcënoi të vriste vajzën dhe e detyroi atë të ecte drejt një rrugice në Mitcham, në orën 7 të mëngjesit.

Ai i tha asaj të hiqte pallton dhe xhaketën e shkollës përpara se ta sulmonte seksualisht. Policia u alarmua kur mori një telefonatë nga një grua i duke thënë se vajza e saj kishte parë një burrë që kapi një vajzë të re. Kur një nga të afërmit e gruas i tërhoqi vëmendjen Nelson, ai i tha asaj se vajza ishte motra e tij.

Nelson pritet të dënohet në Kingston Croën Court në 13 Gusht. /tvklan.al