Pedro Rodriguez hyn në historinë e derbit të kryeqytetit italian falë golit të shënuar në minutën e 19-të të pjesës së parë kundër Romës.

Sulmuesi spanjoll u bë lojtari i tretë që arrin të shënojë në derbi dhe këtë e bën me të dy fanellat e ekipeve të Romës.

Pedro kishte shënuar dhe në derbin e shkuar, me fanellën e Romës, në fitoren 2-0 të arritur më 15 Maj 2021.

Para tij, vetëm Aleksandër Kolarov dhe Arne Selmosson. Mbrojtësi serb fillimisht shënoi me fanellën e Lazios në derbin e 11 Prillit 2009, pastaj me të Romës në dy raste, në Shtator 2018 dhe 2019.

Të njëjtën gjë bëri edhe sulmuesi suedez, duke shënuar fillimisht me Lazion dhe më pas me Romën.

Klan News