Pedro Pascal dhe Jennifer Aniston janë thjesht miq.

Aktori hodhi poshtë të gjitha lajmet rreth një lidhjeje të mundshme të tyre që nisën pas një darke që zgjati tri orë.

“Jennifer dhe unë jemi miq shumë të mirë”, tha ai për Entertainment Tonight, “dhe unë hëngra darkë të shtunën me të, ishte një darkë e këndshme me martini”.

49-vjeçari tha se titujt lidheshin më shumë me famën e saj sesa tijën. “Është shkëlqimi i saj. Unë thjesht ekzistoj në të”.

Edhe në një intervistë për E! News, ai vijoi me të njëjtat fraza duke ngulur këmbë se janë thjesht “miq” që “hëngrën darkë me miq të përbashkët”.

“Ndodh”, tha ai.

Edhe burime pranë tyre kanë konfirmuar të njëjtën gjë duke theksuar se “të dy e respektojnë shumë njëri-tjetrin”.

Të shtunën, fotot e tyre në tarracën e një hoteli pas darkës bënë xhiron e rrjetit duke ngritur shpejt  dyshimet për një romancë, të cilat tanimë janë shuar edhe më shpejt./tvklan.al