Peka: Vjosa Osmani talent politik; Nurellari: Nuk është prej vërteti



Peka: Vjosa Osmani talent politik; Nurellari: Nuk është prej vërteti

22:37 02/10/2019

‘Zgjedhjet në Kosovë’, është tema e diskutimit në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Të ftuar në studio, gazetari Çim Peka u shpreh se Vjosa Osmani e LDK-së ka shanset më të mëdha për të fituar dhe për të qenë Kryeministrja e ardhshme e Kosovës.

Vjosa Osmanin, Peka e konsideron një talent në politikë, sipas të cilit, kandidatja e LDK-së ka mësuar si të triumfojë në skenën politike.

Është e paprovuar, por është një talent politik. Çfarë ka bërë? Kjo ka kapur lojën që në fillim. Kjo është e vetmja tek LDK-ja që ishte e qartë. Nëse do të bësh karrierë dhe të kesh të ardhme në politikë dhe në Kosovë, duhet të kapësh radhën pas Hashim Thaçit. Gjithçka çfarë ai bën, ti duhet të dalësh kundër. Kjo është e vetmja që e ka bërë jo vetëm në LDK, por e ka bërë në gjithë Kosovën. Fati i saj është se Thaçi ka zgjedhur diçka të gabuar vitet e fundit, dhe kësaj të gjitha qëndrimet, për inerci, që është nisur për të qenë kundër Thaçit. Kjo zonjë ishte e qartë. Pasardhësja në politikë është njeriu që do të kundërshtojë për gjithçka Hashim Thaçin, dhe nuk është vetëm brenda LDK-së. Ndoshta është e vetmja në Kosovë. Për Kryeministre është në çdo sondazh e para”, tha Çim Peka.

Nga ana tjetër, Adri Nurellari mbështet tezën se Vjosa Osmani mund të jetë fituese e zgjedhjeve, por kandidaturën e saj e sheh si produkt për shkak të përçarjeve brenda LDK-së.

Është produkt i një kompromisi të një partie të përçarë, e cila gjatë strukturave të veta u përlesh disa herë me karrige dhe u zgjodh në moment të fundit si kompromis mes liderëve pretendues brenda partisë për të maskuar përçarjen e brendshme. Vjosa nuk është aty prej vërteti, sepse shefi kryesor është Isa Mustafa. Ajo ka qenë kundërshtare kryesore e Isa Mustafës. Lideri i vërtetë në LDK është Isa Mustafa. Vjosa është një taktikë elektorale meqënëse Isa Mustafa s’guxon të dalë para publikut sepse e ka imazhin shumë të keq”, u shpreh Adri Nurellari. /tvklan.al







Të ngjashme