Legjenda e futbollit brazilian, Pelé ka pohuar se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi. 79-vjeçari, i cili mban Guinness World Record si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, tha për kanalin “YouTube Pilhado”, se sot lojtari më i mirë në botë është Ronaldo.

Unë mendoj se ai është më i miri, sepse ai është më i qëndrueshëm, por ju nuk mund të harroni Lionel Messi, sigurisht, por ai nuk është një sulmues“.

Ronaldo ka shënuar 725 gola mahnitëse në 100 ndeshje totale gjatë karrierës së tij të shkëlqyeshme. Nga ana tjetër Messi ka grumbulluar 697 gola në 856 ndeshje, pavarësisht, siç thekson Pele duke mos qenë sulmues./tvklan.al