E kanë zbardhur mbi gurët e bekuar të Sebastesë në Laç të Kurbinit. Janë mijëra vetë.

Është e marta e 13-ë dhe dhe në  Shna Ndou,  ka një dyndje besimtarësh. Ata nuk nuk janë vetëm besimtarë katolikë, por dhe të krishterë të tjerë, myslimanë, laikë.

Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve. Quhen 13 të martat e Shna Ndoit, që nisin në Mars e përfundojnë më 13 Qershor.

Dite te shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të hershme. Pelegrinët e Laçit kulmojnë në këto të marta, aq sa rëndohet trafiku.

Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Ata besojnë në mrekullibërjen shëruese të kësaj Shenjtoreje.

Në këtë kishë monumentale në fillimet e shekulit XX ka shërbyer dhe françeskani i madh At Shtjefën Gjeçovi dhe te tjeter misionare. Dyndjet masive për në Kishën e Laçit janë të pakrahasueshme me asnjë peligrinazh tjetër ndër ne, duke e kthyer Laçin në Mekën e shqiptarëve.

Sebasteja është vendi i dy shenjtorëve, ku qirinjtë e lutjeve, përshpirtjeve dhe meditimeve nuk shuhen asnjëherë.

Tv Klan