Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia kufizon qarkullimin në disa rrugë




Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia kufizon qarkullimin në disa rrugë

10:58 12/06/2021

Policia e Lezhës ka publikuar masat e marra për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout në Laç, që zhvillohet sot dhe nesër. Në një njoftim për mediat, policia sqaron masat për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike.

Autoritetet sqarojnë se nga ora 08:00 datë 12.06.2021 – ora 00:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë: Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout, Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout, Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout, Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout.

Sipas policisë në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

Policia e Lezhës po ashtu kërkon bashkëpunimin e qytetarëve si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit./tvklan.al





Të ngjashme