“Nuk duhet të lërë gjithçka në duar të Forcave të Armatosura”

Pas afro dy javë betejë me zjarret në Karaburun, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri përgjegjës pushtetin vendor të Vlorës për situatën pranë parkut të Llogarasë. Në një dalje për mediat, Peleshi tha se pushteti vendor duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për situatën e zjarreve dhe ruajtjen e zonave.

“E ftoj Bashkia e Vlorës të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të përgjegjësisë, të rrinë këtu ditë e natë. Sepse Ministria e Mbrojtjes ka detyra të tjera”.

Ministri u ndal edhe tek puna e forcave të armatosur infrastruktura për shuarjen e zjarreve.

“Do të ishte mirë që secili në kohën e duhur të bëntë detyrën e vetë”.

Gjatë dy javëve në betejë për neutralizimin e vatrave të zjarrit janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 300 forca policie dhe 1800 forca zjarrfikëse. 

Ndërsa në shumicën e shuarjeve të  zjarreve  janë përdorur 7 helikopterë të Shqipërisë, Holandës dhe Çeki.

Tv Klan