Sulmet kibernetike qenë në fokus të takimit që Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Pentagon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Peleshi falenderoi ekipet e specializuara amerikane të mbrojtjes kibernetike për mbështetjen e menjëhershme, si dhe shprehu nevojën për zgjerimin e mëtejshëm edhe për sistemet e tjera në vend.

Bashkëpunimi strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës në mbrojtje, siguri, si dhe në forcimin e dialogut politik ishte në fokus të takimit mes dy zyrtarëve të lartë.

Ministri Peleshi e konsideroi 2022-shin, vit rekord sa i përket projekteve të përbashkëta me SHBA, duke përmendur nisjen e punës për bazën taktike të NATO-s në Kuçovë, modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterët Black Haëk, si dhe projektet në edukimin ushtarak.

Gjatë takimit Peleshi i prezantoi Sekretarit amerikan të Mbrojtjes edhe projektin e portit të ri të Porto Romanos si dhe rëndësinë strategjike që ky port ka për rajonin, Evropën Juglindore dhe Aleancën e NATO-s.

Tv Klan