Rezultatet e referendumit të Kushtetutës janë manipuluar nga aleatët e Aleancës për shtetin në bashkëpunim me prefektët!” . Me këtë deklaratë ka dalë para gazetarëve kryetari demokrat i Komisionit Qëndror të Votimeve, Pëllumb Çela. Sipas tij përfaqësuesit e bashkive nuk janë lejuar të verifikojnë procesverbalët e dërguara në rrethe.

Çela paraqiti 318 proçesverbalet origjinale të Tiranës në bazë të të cilave rezultati i përqindjes për Tiranën arrin në 35%. Në shkallë vendi theksoi kryetari Çela rezultati arrin në 40%. Ai gjithashtu deklaroi se për Tiranën kanë korigjuar të gjithë procesverbalët dhe e gjitha kjo për t’a dërguar Tiranën në 43%./tvklan.al