Plot argëtim dhe të qeshura në javën e nëntë

Doktor Pëllumb Pipero dhe artisti i dashur i të gjithë të rinjve, Capital T, ishin të ftuarit e natës së 9 të programit Në Kurthin e Piter Pan.

Mjeku Pëllumb Pipero nuk e mohoi që u djersit nga pyetjet ‘me spec’ të gazetarëve të vegjël të Piter Pan, të cilët nuk nguruan ta pyesin jo vetëm për virusin e Covid-19, por edhe në lidhje me raportet e tij me familjen gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë shqiptarët.

Ndërkaq Capital T e ktheu mbrëmjen në një feste, pasi të vegjlit u argëtuan duke kënduar e kërcyer këngët e artistit nga Kosova. Capital T rrëfeu moment nga fëmijëria, si dhe zbuloi më shumë për publikun rreth projekteve të ardhshme.

Në Kurthin e Piter Pan nën drejtimin e Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu solli sërish një tjetër të hënë plot argëtim dhe të qeshura për shikuesit e Televizionit Klan.

Tv Klan