Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qeveria shqiptare ka protestuar, për sulmet e dy ditëve më parë ndaj ambasadës tonë në Maqedoni. Zëvendës ministri i Jashtëm Pëllumb Xhufi shpjegon.

Pëllumb Xhufi:- “Menjëherë pas ndodhjes së incidentit dhe pas kontakteve që pati ambasada jonë me Ministrinë e Punëve të Jashtme u morën masa përforcuese, ndaj ambasadës tonë në Shkup, u shpreh dhe një keqardhje për episodin nga ana e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe u dha dhe garancia që gjera të tilla në të ardhmen nuk do të ndodhin”.

Situata e rënduar në Maqedoni, ka qenë një ndër temat e diskutuara dhe gjatë vizitës së kryeministrit Meta në SHBA./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori