10 metra e lartë e vendosur në Kopenhagen

Kopenhagen ka çelur sezonin festiv me këtë pemë madhështore, e cila i ka dhënë shkëlqimin që nevojitet në fundvit kryeqytetit danez. Është dhjetë metra e gjatë dhe nuk është e zakonshme, pasi është zbukuruar me 3 mijë gurë Swarovski.

“Është e adhurueshme, ndriçimi fantastik, perfekte për Krishtlindje. Për të qenë e sinqertë mund të rrija këtu ta shikoja për orë të tëra”, thotë një turist.

“Është shumë e bukur. Më pëlqejnë kristalet dhe sfondi, një kombinim shumë i mirë”, shprehet një tjetër.

E vendosur në parkun e famshëm të Tivolit, pema ka kushtuar 1 milionë korona daneze, ose 146 mijë dollarë. Për dekorimin e saj u deshën 10 ditë ndërsa për zbukurimin të gjithë parkut dy jave të tjera, pasi në të janë vendosur mbi një milionë drita.

Kjo është hera e parë që në Danimarkë, pema e Krishtlindjeve zbukurohet me gurë të çmuar Svarovski dhe do të qëndrojë për publikun deri më 5 Janar.

Tv Klan