Veliaj: Krenar për ata që iu bashkuan nismës sonë
Në Tiranë vijon aksioni i mbjelljes së pemëve. Parkut të liqenit të Farkës iu shtuan këtë të mërkurë 25 pemë të reja.
“Mandatet tona janë të kufizuara, por një pemë mund të jetojë sa jeta e një njeriu dhe besoj që të gjithë ne do themi: Kur ishim të rinj, kur mbillnim pemë tek Liqeni i Farkës, sot e shoh shumë kollaj se këto do kenë bërë hije, por kjo është një ndjesi e jashtëzakonshme, që ta jep vetëm investimi në qytet, që nesër ta kthen shpërblimin dhe falënderimin disafish.”
Nismës së mbjelljes së pemëve i është bashkuar edhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri.
“Greqia është pranë Shqipërisë dhe e mbështet atë jo vetëm financiarisht, por edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Që nga viti 2003 me axhendën e Selanikut dhe deri më sot, Greqia ka qenë një partner në krah të Shqipërisë do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”
“E di që edhe gjatë fushatës u bë ky debat: Jo, po ku janë pemët, jo andej po këtej! Ata që kanë kontribuar, njëri 25, dikush 30, një tjetër 100, tjetri 1000, apo dikush vetëm 1 pemë për ditëlindjen e fëmijës së tij, ata e dinë. E filluam me diçka shumë simbolike, siç ishte ‘Parku Helen’, por jam shumë krenar që ambasadat dhe shumë donatorë po i bashkohen nismës tonë.”
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thotë se gjelbërimi në parqe do shtohet edhe më tej.
Tv Klan