Klosi: Duhet të bëjmë më shumë për mjedisin

200 fidanë të rinj i janë shtuar Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta nga maturantët e Shkollës së Mesme e Bashkuar Çermë-Shkumbin. I pranishëm nëkete aksion ishte dhe Ministri i Mjedisit dhe i Turizmit, Blendi Klosi.

Mbjelljet u bënë në një sipërfaqe në zonën e plazhit. Ministri i Mjedisit u shpreh se ky është park i ri që po krijohet nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura Divjakë dhe brenda 5-6 viteve kjo do të jetë zona e parë e pishave duke krijuar një mbrojtje shumë të mirë për të gjithë zonën e mëtejshme.

Ministri theksoi se ndryshimet klimatike sidomos periudha në të cilën jetojmë ka nxjerrë në pah nevojën për të bërë më shumë për mjedisin.

Tv Klan