Koronavirusi ka ndërprerë aktivitetet sportive dhe stërvitjet

Kriza shëndetësore ka prishur jetën e përditshme të futbollistëve, në vendin tonë dhe jashtë saj. Mungesa e zbritjes në fushën stërvitore mund të konsiderohet edhe si një penalizim i madh për ta, pavarësisht se pagat vijojnë të mbushin arkat e tyre. Revista prestigjoze, France Football ka publikuar ditën e sotme suplementin e përvitshëm, “Pagat e Yjeve”, me shifrat që janë stratosferike. Fituesi i 6 “Topit të Artë”, Lionel Messi qëndron në krye për herë të nëntë në njëmbëdhjetë vitet e fundit në renditjen e lojtarëve me të ardhurat më të larta në botë.

Argjentinasi fiton 358 mijë euro në ditë nga kontrata me Barcelonën, bonuset sportive të sezonit të kaluar, përfitimet nga kontratat me sponsorët dhe reklamat të vitit aktual. Me këto ritme, fitimet bruto të yllit të katalanasve arrijnë në rreth 131 milionë euro. Vetëm vendi i dytë për kundërshtarin më të madh të Messit, Cristiano Ronaldo. Ylli i Juventus fut në xhep 118 milionë euro në vit, ndjekur më pas nga Neymar me 95 milionë euro.

Një argjentinas kryeson listën e më të paguarve tek trajnerët. Bëhet fjalë për Diego Simeone, që vetëm nga kontrata me Atleticon e Madridit përfiton 41 milionë euro në sezon. Pas tij renditet numri 1 i pankinës së Interit, Antonio Conte. Italiani i lindur në Leçe merr 9 milionë euro nga kontrata me Interin, duke e ndihmuar për të qenë në vendin e dytë të podit të trajnëve më ta paguar. Pas tij renditet, Pep Guardiola. Spanjolli ka një kontratë të vlefshme me Manchester Sitin deri në qershor 2021, nga ku përfiton 20 mln euro në sezon, por të pamjaftueshme për të qenë ai trajneri që përfiton më shumë në një vit.

Klan Plus