Demokratët, gati akuzat për shkarkimin

Nën/Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara Mike Pence nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit nga detyra të shefit të tij Donald Trump dhe marrjen përsipër të kompetencave të tij, përmes të Amendamentit të 25-të.

Disa media amerikane, mes të cilave edhe CNN shkruajnë se Pence nuk e ka mohuar deri më tani aktivizimit të këtij Amendamenti. E drejta i lind nën/Presidentit në rastin kur ndër të tjera vlerësohet se presidenti bëhet i paaftë mendërisht për të vazhduar detyrën, çka mund të merret në konsideratë në rastin e Trump-it.

Nëse Pens aktivizon Amendamentin e 25-të, vendimi kërkon një shumicë prej 2/3tash në të dyja dhomat me mbështetjen e 67 senatorëve dhe 290 anëtarëve të dhomës së ulët, çka vështirë se arrihet. Demokratët e dhomës së përfaqësuesve kanë gati akuzat ndaj Trump-it për shkelje të betimit dhe nxitje të kryengritjes.

Koha për shqyrtimin e akuzave për shkarkimin e tij është shumë e shkurtër pasi për të 11 ditë atij i mbaron mandati, ndërsa pushimet e Kongresit përfundojnë më 19 Janar. Shkarkimi i Trumpit do të shërbente vetëm për të penguar rikandidimin e tij, pas 4 vitesh.

Tv Klan