Betsy DeVos është votuar nga Senati si sekretare e departamentit të arsimit në SHBA.

Ajo kishte 51 vota në favor dhe 50 kundër, megjithëse demokratët e kanë quajtur si të pakualifikuar dhe të paditur ndaj metodave bazike të edukimit dhe mësimdhënies.

Votimi erdhi pasi demokratët organizuan një protestë 24-orëshe në Senat, duke kërkuar mbështetjen e vetëm një republikani për të thyer votën në favor të tyre.

Disa ditë para emërimit të saj, dy senatore republikanë, Susan Collins nga Maine dhe Lisa Murkowski e Alaskës, ishin kundër emërimit të saj dhe ajo që duhej ishte vetëm një kundërshtar i tretë republikan.

Zv/presidenti Mike Pence u ngjit në Senat të martën në mëngjes për të hedhur votën e tij për DeVos, për të siguruar një barazim.

Kjo ishte hera e parë në historinë amerikane që nevojitej vota e një zëvendës presidenti për të thyer një barazim.

Informacionet nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve tregojnë se më shumë se 20 republikanë kanë votuar për të.

Në rolin e saj të ri, ajo do jetë përgjegjëse se cilit ligj federal të arsimit duhet t’i përmbahen shkollat përkatëse të çdo shteti./tvklan.al