Presidenti i Maqedonisë së Veriut viziton Beogradin

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, është pritur me nderime shtetërorë në Serbi. Tapeti i kuq dhe homologu serb, Aleksandër Vuçiç, e kanë pritur si mik nga Shkupi.

 Vuçiç tha se nuk ka më probleme të hapura me shtetin fqinjë dhe as dallime, përveç çështjes së Kosovës, por besimi është shumë më i madh. Vite më parë, Shkup-Beograd, kishte ardhur deri tek tensionet. Por, vizita u zhvillua duke folur për frymën rajonale dhe integrimin në BE. Panderovski tha se pas bisedimeve me presidentin francez, pret në shkurt planin e ri te BE-së për integrim.

Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson Evropën. Pendarovski dhe Vuçiç promovuan mini- Schengen.

“Nuk ka dileme se Macron nuk është duke na ofruar Jugosllavinë e katërt. Edhe Parisi, Macron dhe Brukseli mbështesin nismat rajonale si mini-Schengeni apo CEFTA që fatkeqësisht ka dalë në hije. Duhet të bëjmë gjithçka për ta ringjallur dhe këto janë nisma plotësuese dhe jo konkurruese për Bashkimin Evropian. Disa çështje do të ndikojnë në rajon për shkak të formulës së re integruese, ndërsa disa do të jenë për vendet që tashmë negociojnë sic janë Serbia dhe Mali i Zi. Kurse sipas mendimit tonë zgjidhja për Kosovën duhet të sjellë stabilitet rajonal dhe nuk duhet të prek sovranitetin e shteteve tjera”, u shpreh Pendarovski.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, tha se shpesh nuk është në dobi të politikanëve të merren vendime për bashkëpunim në rajon, por ai theksoi se ndjehet krenar për bashkëpunimin në mini-Schengen.

Bashkëpunimi rajonal është një zgjidhje e mençur për mbijetesën tonë dhe këtë kemi shprehur edhe me nismën e Novi Sadit dhe të Ohrit dhe shpresoj që në Durrës do ta vazhdojmë me kryeministrin Rama. Në kushtet kur nuk e dimë se ku po shkon Europa dhe të gjithë jemi në rrugën europiane, jo duke e konkurruar pasi duhet të përmbushim kushtet, jam i sigurt se kjo do të sjellë mirëqenie dhe afrim mes popujve dhe vendeve tona”, tha Vuçiç.

Gjatë vizitës të dy presidentët u dakorduan se e ardhmja e Ballkanit perëndimor është Bashkimi Evropian, por kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunim të shëndosh rajonal. Andaj duhet gjetur formën për përfshirjen e të gjitha shteteve.

Tv Klan