“Kemi bërë diçka që askush nuk e ka bërë”

E përditshmja franceze “Le Monde” shkruan se Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është gati për “ndryshim të vërtetë”. Në një intervistë për gazetën “Le Monde” Pendarovski thotë se ka qenë i bindur se  vendi do fillonte negociatat  me BE, por pas përgjigjes negative ai shtonë se qytetarët ndjehen të hidhëruar. 

Gazeta “Le Monde” përshkruan presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskin si një njeri me shpresë të plotë se Bashkimi Evropian do t’i japë ende shpresë vendit.

 “Popullsia me të vërtetë ndjen hidhërim. Por nuk ishte vendimi i Emmanuel Macron por ai i Këshillit Evropian” tha Pendarovski në një intervistë për gazetën “Le Monde”.

Pendarovski në intervistë tha se të gjithë ishin të bindur se ne do të kishim negociata të privilegjuara për shkak së zgjidhjes së kontekstit me emrin prej dekadash me Greqinë fqinjë.

“Të gjithë ishin të bindur se do të kishim negociata të privilegjuara. Ne kemi bërë diçka që askush tjetër nuk ka bërë në historinë e diplomacisë moderne. Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme”, tha Presidenti.

Pendarovski tha se vendimi i Presidentit Francez Emmanuel Macron është larg fyerjes për Maqedoninë e Veriut, por mbi të gjitha është një kritikë për funksionimin e Evropës dhe procesin e integrimit të shteteve të reja anëtare, që konsiderohet shumë të rrepta dhe burokratike.

Tv Klan