Osmani: Të votohet ligji për Prokurorinë Publike

Partneri shqiptar i koalicionit po bën gjithçka që sa më shpejt të votohet ligji për Prokurorinë Publike, me qëllim që t’i jepet shans vendit për hapjen e negociatave në Tetor, tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Edhe pse për ligjin po negociojnë vetëm dy partitë maqedonase, Osmani thotë se kjo nuk do të thotë që shqiptarët janë të përjashtuar nga procesi, por dallime kryesore janë mes tyre. E BDI i ka vijat e veta të kuqe.

BDI përkrah propozim-ligjin e Qeverisë që është në procedurë parlamentare, por nëse ka ankesa do t’i parashtrojnë në formë të amendamenteve. Presidenti i bëri thirrje politikës që të ketë kujdes, për shkak se çdo skandal mund të përdoret si argument i euro-skeptikëve për ta kundërshtuar procesin e zgjerimit.

“Deri në këtë moment, nga informatat që unë i kam nga Unioni Evropian, Komisioni Evropian, nuk ka ndryshim tek asnjë anëtarë, në drejtim të asaj që ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre, kurse e dini se anulimi i Qershorit, Korrikut ka qenë për shkak arsyeve teknike. Por e përsëris, ne duhet ti frymë edhe kosit. Edhe afera më të vogla se kjo do të jenë arsye për disa vende që nuk e duan projektin e zgjerimit, të thotë se nuk na duhet Ballkani Perëndimor”.

Edhe Osmani, por edhe Pendarovski janë të mendimit se zgjedhje të parakohshme nuk është mirë të ketë në një periudhë kur duhet të përmbyllen çështje të rëndësishme për procesin integrues të vendit. Por për BDI-në, Tetori i 2020 është datë e pranueshme. 

Tv Klan