Presidenti francez viziton Shkupin në fillim të 2020

Pas takimit, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski deklaroi se takimi me Presidentin Macron ishte i hapur, dinamik dhe i ka dëgjuar argumentet e Presidentit Macron rreth vendimit të tij të 18 Tetorit që të anulohet data e negociatave me vendin.

“Presidenti Macron dhe ekipi i tij tashmë kanë filluar shqyrtimin e metodologjisë së re, kanë propozuar një NON-PAPER deri te vendet anëtare, që ka filluar të qarkullojë para një jave. Pret që kjo të përfundojë brenda dy muajve me impakt nga vendet anëtare me komente apo amendamente. Parimisht ai mendon se metodologjia duhet të miratohet më së voni deri në Mars të vitit të ardhshëm. Ajo që ishte e rëndësishme për ne, gjatë bisedës i thashë se vendi ynë nuk ka alternativë tjerë përpos anëtarësimit në BE. Më tha se qëllimi i tij asnjëherë nuk ka qenë që të japë aletrnativa për anëtarësim fuqiplotë në BE”, u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski njoftoi se Presidenti Macron i ka paralajmëruar një vizitë Maqedonisë së Veriut në gjysmën e parë të vitit 2020.

Tv Klan