Në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit numërimi votave të zgjedhjeve të sotme për President. Sipas të dhënave të deritanishme, Kandidati i koalicionit qeverisë Stevo Pendarovski udhëheq, duke u pasuar nga kandidatja e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska. Ndërsa i treti deri tani renditet kandidati shqiptare Blerim Reka.

Pas numërimit të 93.63% të votave, Pendarovski ka marrë 42,61%, Siljanovska 42,60% dhe Reka 10,45%.

Nga sa tregojnë këto rezultate në raundin e dytë do të ketë balotazh mes Pendarovksit dhe Silianovskës.

Në raundin e dytë, në 5 maj, pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm. Në këtë rast fitues shpallet kandidati që merr më shume vota.

3480 vendvotime në të gjithë vendin qëndruan hapur sot nga ora 7.00 e mëngjesit deri në orën 19.00

Mbi 1.8 milionë persona ishin të regjistruar në listat e votuesve në këto zgjedhje. /abcnews.al