Pendohet grabitësi i bandës së Rinasit – TV KLAN

Pendohet grabitësi i bandës së Rinasit

Alkond Bengasi zbuloi emrat dhe rolet e anëtarëve të tjerë

Alkond Bengasi është i penduari i bandës e cila grabiti 6,5 milionë Euro në pistën e Rinasit më 9 Prill. 34-vjeçarit nga Elbasani i është dhënë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë dy ditë më parë  pasi nga dëshmia e tij është mundur të shkohet tek Klement Çala, organizatori i supergrabitjes dhe anëtarët e tjerë të bandës për të cilët ai kishte dijeni. Sipas burimeve nga Prokuroria, Bengasin e ka tradhëtuar një gjurmë gishti të cilën e kishte lënë në furgonin e grabitjes.

Nga dëshmia e tij dhënë deri tani është bërë i mundur të mësohet se si u modifikua furgoni me logon e hetimit në servisin e Eldi Çalës në Elbasan, vëllai i Klement Çalës. Gjithashtu ai ka qenë personi i cili ka dhënë dhe 3 emrat e tjerë, Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Oltjon Veseli të arrestuar gjatë fundjavës së kaluar. Mbi dëshminë e Bengasit prokuroria dhe policia ka arritur të mbledhë prova të tjera të cilat kanë provuar se personat e arrestuar deri tani në një mënyrë apo tjetër kanë marrë pjesë apo kanë pasur dijeni për grabitjes. Alkond Bengasi është njohur me masët e tij të sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Krimeve të Rënda në një senacë të zhvilluar me dyer të mbyllura. 34-vjeçari ka qenë i vetmi nga të arrestuarit që ka dalë para togave të zeza duke e ndarë nga pjesa tjetër.

Tre të prangosurit e tjerë Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Oltjon Veseli pritet të njihen të martën me masën e sigurisë. Veseli dyshohet se ka pasur rol kryesor në grabitje pasi dyshohet se ka marrë pjesë direkt në të. Ai dyshohet se është një nga 5 personat që ka hyrë në pistë, megjithatë kjo pritet të konfirmohet. Prokuroria dhe policia ka dhe të tjerë persona të cilët janë shpallur në kërkim por që identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Misteri më i madh për grupin hetimor është vendndodhja e parave, pasi deri tani zyrtarisht nuk është gjetur asnjë shumë.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*