Penelope Cruz nderohet me çmim nga Akademia Franceze e Arteve dhe Teknikave të Kinemasë gjatë ceremonisë së Çmimeve Cesar, barazvlerësi europian i Oscarit.

Aktorja spanjolle vlerësohet për karrierën e saj të mbushur me suksese, e shoqëruar me bashkëpunime me regjisorët më të njohur si Ridley Scott, Rob Marshall, etj.

Filmi i fundit i 43-vjeçares është “Todos Lo Sabén” – “Gjithkush e di”, një film ku Cruz interpreton përkrah bashkëshortit të saj Havier Bardem.

Penelope Cruz është fituese e çmimit aktorja më e mirë në festivalin e Kanës në vitin 2006, çmimit BAFTA si edhe çmimin Oscar në vitin 2008, me filmin “Vicky Cristina Barcelona”.

Tv Klan